Politike

Çështja 'Beleri'/ Dule në Kuvend: Është i burgosur politik! Ai duhet të shkojë mes komunitetit himariot

Dule theksoi se ky i fundit po mbahet peng politikisht nga kryeministri Edi Rama.

18 Maj 2023, 10:48 Nga A.B
Çështja 'Beleri'/ Dule në Kuvend: Është i
Vangjel Dule

TIRANË-Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule komentoi në Kuvend çështje e Fredi Belerit, ku ka bërë thirrje për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë. Dule theksoi se ky i fundit po mbahet peng politikisht nga kryeministri Edi Rama.

"Kujtuam se i kishim parë të gjitha, por sekti në pushtet na surprizoi të gjithë. Provoi se nuk njeh limite, verbëria i coi deri në aktin e tiranisë, arrestimin e kandidiatin rival, e më pas fitues në zgjedhje. Kush nuk shkon pas ujërave ndëshkohet. Kryetari i Bashkisë Himarë, Beleri është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i rilindjes, është marrë peng nga Rama. 

Fjalën e ka drejtësia, Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Flagranca presupozon faktin e kryer, ndërsa dyshimi është dyshim. 

Rama kërcënoi qytetarët se do ta ketë personalisht me ta. 

Dua të dërgoj një thirrje të fundit, Beleri duhet të shkojë mes komunitetit himariot që e zgjodhën të parin e tyre. Ato nuk hezitojnë që për demokracinë të japin leksione. Së bashku me Belerin është marrë peng edhe Kokaveshi. Ai ka bërë transplant zemre, i rrezikohet jeta por e mbajnë peng."

vangjel dule seance plenare 18 maj 2023

Sondazh

Poll