18 Maj 2023, 10:41
Nga A.B
Ferdinant Xhaferraj
TIRANË- Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka folur për herë të parë për mediat pas humbjes në zgjedhje dhe pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, erdhi për arsye të brendshme, por dhe për arsye që shkojnë përtej saj.
Xhaferaj tha se opozitës i duhet një lidership i ri, teksa shtoi se me Berishën nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet, duke sugjeruar që ky i fundit të bëjë një hap pas.
"Në këto zgjedhje opozita mori atë rezultat që panë të gjitha pr shkaqe brenda opozitës por edhe për shkaqe të jashtme. Kur themi për shkaqe të brendshme ishte se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. Por raporti i ODHIR thotë që u përdor presion mbi votuesit, u përdor administrata.
Pamë dhunën verbalë që ushtroi zoti Rama në fushatë. Që vishej si për vitin 2030 dhe fliste dhe këndonte si në mesjetë. Nuk mund të flitet në 2023 që unë qyteteve nuk do i jap fonde. Rama me sistemin nuk mori më shumë se 750 mijë vota. Problemi është pse opozita nuk është në gjendje të tërheqë është 6% të shqiptarëve. Zoti Berisha me të shkuarën e tij, me marrëdhëniet që ka me ndërkombëtarët nuk premton perspektivë për më shumë se 500 mijë shqiptarë. E kemi pasur 13 vite drejtues dhe lokomotivë të trenit opozitar.
Por me Berishën në krye kjo punë nuk mund të bëhet por edhe pa Berishën nuk bëhet. Berisha të jetë vagon. Na duhet një drejtues që është në gjendje të projektojë më shumë se 500 mijë shqiptarë. Deri tani jemi në evidencë. Edhe Basha ka rolin e tij për të luajtur, secili duhet të shohë nga vetja. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate që ka marrë. Mund të jemi pjesë e një zgjidhje që shkon përtej nesh. Na duhet lidership i ri. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ky është presioni që duhet bërë”
ferdinant xhaferraj
Politike
18 Maj 2023, 10:34
A.B
Kuvendi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë. Pas humbjes së zgjedhjeve...
Politike
18 Maj 2023, 10:25
f.g
Edi Paloka,deputet
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e kundërshtoi mundësinë e largimit të Sali Berishë...
Politike
18 Maj 2023, 10:30
A.B
Kuvendi
TIRANË- Ditën e sotme ka rinisur seanca plenare pas fushatës zgjedhore. Në seancë janë betuar edhe deputetët e r...
Politike
18 Maj 2023, 10:27
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë reagimin e parë një ditë pas dorëheqje...
Politike
17 Maj 2023, 22:49
I.A
Myftar Dauti
TIRANË- Kandidati i Bashkë Fitojmë, Myftar Dauti fitoi në zgjedhjet e 14 majit me 55.89% të votave përballë...
Politike
17 Maj 2023, 22:16
k.m.
Arlind Qori dhe numëruesja e votave
TIRANË- Arlind Qori, kreu i "Lëvizja Bashkë" ka reaguar lidhur me numeruesen e votave në shkol...
Politike
17 Maj 2023, 21:52
k.m.
Roland Bejko
TIRANË- Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Enkelejd...
Politike
17 Maj 2023, 21:37
k.m.
Fotoja e shpërndarë nga Salianji
KAVAJË- Deputeti i Partisë Demokratike, drejtuesi politik në Kavajë, Ervin Salianji ka nxjer...
Politike
17 Maj 2023, 21:21
k.m.
Albert Mëlyshaj
MIRDITË- Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Albert Mëlyshaj, fitoi zgjedhjet në bashkinë Mirditë d...
Politike
17 Maj 2023, 21:05
Foto Ilustruese
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theocharis Lalakos, po shkon në Sh...