Politike

"Ikim të gjithë në emigrim", Paloka nuk pranon largimin e Berishës: Rama ia vodhi, vini gishtin te hajduti, kush e mund këtë regjim putinist le të vijë ta provojë

Paloka tha se është i hapur për të bashkëpunuar me grupin e "vulës", por sipas tij, kushdo që akuzon opozitën për humbjen duhet të ofrojë zgjidhjen sesi mundet një regjim.

18 Maj 2023, 10:25 Nga f.g
"Ikim të gjithë në emigrim", Paloka nuk pranon largimin
Edi Paloka,deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e kundërshtoi mundësinë e largimit të  Sali Berishës nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet lokale  të 14 majit. Në hyrje të seancës plenare, Paloka tha se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe prandaj gishti i përgjegjësisë duhet të drejtohet te "hajduti" dhe jo te "viktima". Paloka tha se është i hapur për të bashkëpunuar me grupin e "vulës", por sipas tij, kushdo që akuzon opozitën për humbjen duhet të ofrojë zgjidhjen sesi mundet një regjim.

Pjesë nga fjala e Palokës: 

Nuk mund të dorëhiqet nga një post që se ka pasur, pse duhet të ikë Berisha meqë i vodhi Rama? 

Zgjedhjet i patë vetë ju si shkuan, përgjegjësitë tona janë ato që kam thënë. Realiteti është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon. Po e bëni si çobani me lopën. Po pra po, ne ose përballemi me këtë realitet me të gjitha mënyrat me një qeveri që nuk bën zgjedhje ose të ikim në shtëpi, dhe të vijnë ata që mund ta ruajnë lopën. Asnjë hap pas pse nuk ka të bëjë. Ju thoni hajde ti plotësojmë këtë dëshirë Ramës dhe të ikim ne të parët dhe të punojmë në emigrim. Koalicioni mori mbi 500 mijë vota, pa komisionerë, pa sigël, pa asgjë. Ti bëjmë analizat  siç duhet. Alibeaj e mbaroi misionin që kishte marrë. Rama do të bëjë më shumë se kaq. A ka ndonjëri nga ju që mendon se zgjedhjet ishin normale? Ky milet duhet të ulërasë sesi u vodh vota. Atëherë ju gazetarët bëni pyetje naive. Si bindet ai që i shkon krimineli në shtëpi i jep 50 mijë lekë? Duhet bërë analiza. Vini gishtin te hajduti, njëherë. Vendet e tjera kanë bërë revolucione, ne jemi në regjim putinist, një palaço bën diktaturën këtu. Unë e kam thënë, ja ikëm ne... Po kush më thotë zgjidhjen, unë kështu e kam thënë dhe kur iku Basha? Kush të dojë të vijë ta provojë. Difektet tona duhet ti rregullojmë të gjitha.

A do shpëtojmë  demokracinë dhe pluralizmin? Janë të mirëseardhur kushdo që thotë, unë e di mënyrën sesi rrëzohet. Të më  japë mënyrat. 

Keni humbur 200 mijë vota. Edhe te manipulimi. U vodh Kamza me votim elektronik. Para  se të  kërkoni llogari te opozita, hidhni gishtin te hajduti. /Dosja.al

edi paloka seance plenare 18 maj 2023

Sondazh

Poll