Bota

Do të sfidojë Trump, DeSantis pritet të shpallë kandidaturën për president në zgjedhjet e 2024

Nëse vendos përfundimisht shpalljen e kandidaturës, DeSantis automatikisht do të bëhet sfiduesi kryesor i Donald Trump në garën për republikanët përpara zgjedhjeve të vitit 2024, të cilat deri më tani ka pasur praktikisht vetëm një kandidat kryesor.

18 Maj 2023, 09:50 Nga a.l
Do të sfidojë Trump, DeSantis pritet të shpallë
Ron De Santis

SHBA- Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSandis, pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për presidencën e SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024, javën e ardhshme. 

Nëse vendos përfundimisht shpalljen e kandidaturës, DeSantis automatikisht do të bëhet sfiduesi kryesor i Donald Trump në garën për republikanët përpara zgjedhjeve të vitit 2024, të cilat deri më tani ka pasur praktikisht vetëm një kandidat kryesor, shkruajnë mediat e huaja. 

Një nga burimet e Reuters tha se ai pritet të shpallë kandidaturën e tij më 25 maj, duke dorëzuar gjithashtu dokumentet e kërkuara dhe në të njëjtën ditë ai do të takohet me donatorët në Miami përpara se të nisë zyrtarisht fushatën e tij në fund të majit. 

ron de santis

Sondazh

Poll