Bota

Trafik ndërkombëtar droge në Itali/ Kokaina nga Peruja e fshehur në qirinj, 3 të arrestuar

Droga, e destinuar për të furnizuar sheshet e trafikut të drogës në Lombardi, do të siguronte rreth 200 mijë euro.

18 Maj 2023, 08:49 Nga m.s
Trafik ndërkombëtar droge në Itali/ Kokaina nga Peruja e fshehur
foto nga policia italiane

ITALI- Policia italiane ka zbuluar një tjetër trafik ndërkombëtar droge. Në pranga ka rënë dy italianë të moshës 42 dhe 52 vjeç dhe një 39 vjeçar me origjinë peruane. Agjentët kanë sekuestruar 8 kilogramë drogë dhe një pistoletë Glock me numër serie të gërryer dhe të kompletuar me municion. Droga, e destinuar për të furnizuar sheshet e trafikut të drogës në Lombardi, do të siguronte rreth 200 mijë euro.

Hetimet

Hetimet, të koordinuara nga DDA e Milanos dhe Prokuroria Publike e Monzës, u kryen nga agjentë të skuadrës së lëvizshme Monza dhe Brianza, nga departamenti qendror kundër krimit, në bashkëpunim me shërbimin operativ qendror.

Organizata kriminale në Lima

Policia, në bashkëpunim me policinë peruane, kishte konstatuar se në Lima vepronte një organizatë kriminale, e cila dërgonte drogë të fshehura në objekte fetare të zejtarisë vendase në Itali, dhe ndonjëherë në produkte të ngrënshme që nuk prishen.

Arrestimet u kryen më 16 maj, me dorëzimin e kontrolluar të paketës nga një dërgues, raporton "Tg Com 24". Sapo kanë marrë mallin, agjentët e tjerë kanë hyrë dhe kanë bllokuar dy italianët. Në të njëjtën kohë është arrestuar edhe shtetasi peruan. Në të njëjtën ditë, policët peruan arrestuan dërguesin e ngarkesës së kokainës. /Dosja.al

trafik nderkombetar droge policia italiane

Sondazh

Poll