Bota

Nuk kanë të ndalur tërmetet në Greqi, sa ishte magnituda

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në orën 8:42 të mëngjesit të së enjtes, dhe epiqendra e tij ka qenë në zonën detare 9 km në veri të Kiatos

18 Maj 2023, 09:04 Nga m.s
Nuk kanë të ndalur tërmetet në Greqi, sa ishte magnituda
foto ilustruese

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e së enjtes në zonën detare pranë Kiatos. Mediat greke shkruajnë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në orën 8:42 të mëngjesit të së enjtes, dhe epiqendra e tij ka qenë në zonën detare 9 km në veri të Kiatos. Bëhet e ditur se tre tërmete të tjera kanë ndodhur në këtë zonë mbrëmjen e së mërkurës.

Nuk kanë të ndalur tërmetet në Greqi, sa ishte magnituda

Thellësia fokale e tërmetit është llogaritur nga Instituti Gjeodinamik i Athinës në 5 km. Të mërkurën mbrëma, tre tërmete të njëpasnjëshme ndodhën, me një interval kohor prej 12 minutash nga i pari në të fundit, jashtë Korintit. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë është regjistruar në orën 20:42 dhe i fundit në orën 20:55. 

Lëkundjet e para kanë qenë me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter, kanë pasur një thellësi fokale 12 km dhe epiqendër 6 km në lindje të Xylokastros. E dyta, sipas zgjidhjes së rishikuar gjeodinamike, ka ndodhur tre minuta më vonë se e para, në orën 20:45 dhe ka pasur magnitudë 1.9 ballë. Thellësia fokale është llogaritur në 12.7 km dhe vendndodhja 6 km në lindje në juglindje të Xylokastros.

Tërmeti i tretë ishte gjithashtu më i fuqishmi, me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, me një thellësi fokale prej 5 km dhe një vendndodhje 10 km në veri të Kiatos. /Dosja.al

termetet ne greqi kiatos

Sondazh

Poll