Bota

Kina 'tradhëton' Rusinë, bie dakord me Ukrainën të vazhdojnë bashkëpunimin

Deklarata vjen pasi i dërguari i posaçëm i Kinës për Çështjet Euroaziatike Li Hui u takua me presidentin e Ukrainës.

18 Maj 2023, 08:50 Nga a.l
Kina 'tradhëton' Rusinë, bie dakord me Ukrainën të
Kinë-Ukrainë

KINË- Ministria e Jashtme kineze deklaron se Kina dhe Ukraina kanë rënë dakord se duhet të punojnë së bashku për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve. Deklarata vjen pasi i dërguari i posaçëm i Kinës për Çështjet Euroaziatike Li Hui u takua me presidentin e Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

Kina ka luajtur gjithmonë një rol konstruktiv në zbutjen e situatës humanitare në Ukrainë në mënyrën e vet dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën brenda kapacitetit të saj”, tha ministria e jashtme. 

Ndërkohë, qeveria çeke anuloi sot rregulloret e epokës sovjetike që lejonin ambasadën ruse të përdorte tokën në Pragë dhe qytete të tjera falas. Qeveria në Pragë tërhoqi dekretet mbi bazën e të cilave Rusia mori dhjetëra parcela toke për përdorim falas në vitet 1970 dhe 1980. Rusia tani do të duhet të paguajë qiranë për përdorimin e tokës. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll