Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nuk do t’i dorëzojmë territorin Rusisë si çmim për paqen

Në kryeqytetin ukrainas, i dërguari i Kinës Li Hui po kërkon të promovojë negociatat e udhëhequra nga Pekini për të zgjidhur konfliktin.

18 Maj 2023, 09:11 Nga a.l
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nuk do t’i dorëzojmë
Takimi

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të Kinës në Kiev dhe ka insistuar se vendi i shkatërruar nga lufta nuk do të pranojë një plan paqeje që mbështetet në heqjen dorë nga territori pas pushtimit të Rusisë.

Në kryeqytetin ukrainas, i dërguari i Kinës Li Hui po kërkon të promovojë negociatat e udhëhequra nga Pekini për të zgjidhur konfliktin. Ai është diplomati më i lartë kinez që ka vizituar Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Kina, një aleate e ngushtë e Moskës, nuk e ka dënuar publikisht agresionin rus të Ukrainës, ministri i jashtëm i së cilës Dmytro Kuleba tha se paqja varej nga respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, shkruan The Guardian. 

Në takimin e tij me Li, Kuleba theksoi se Ukraina nuk pranon asnjë propozim që do të përfshinte humbjen e territoreve të saj ose ngrirjen e konfliktit. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll