Bota

ME VIDEO/ Përmbytjet në Itali, momenti kur çifti i të moshuarve shpëtohen me helikopter nga çatia e shtëpisë

Një çift i moshuar kishin hipur në çatinë e shtëpisë për të mbijetuar, pasi banesa ishte rrethuar nga uji. Ata janë shpëtuar nga emergjencat civile me helikoper në Emilia Romagna. 

18 Maj 2023, 09:01 Nga a.l
ME VIDEO/ Përmbytjet në Itali, momenti kur çifti i të
Përmbytje në Itali

ITALI- Emergjencat civile dhe rojet bregdetare vijojnë aksionin për shpëtimin e qytetarëve të bllokuar në shtëpitë e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut. Një çift i moshuar kishin hipur në çatinë e shtëpisë për të mbijetuar, pasi banesa ishte rrethuar nga uji. Ata janë shpëtuar nga emergjencat civile me helikoper në Emilia Romagna. 

Situata e përmbytjeve në Itali paraqitet e rëndë. Emergjencat civile nuk kanë përfunduar ende. Në 24 orët orët e fundit bilanci i viktimave nga moti i keq ka shkuar në 9, ndërsa rreth 13 mijë banorë janë zhvendosur nga zonat e përmbytura. Më konkretisht 3 mijë në Bolonja, 5 mijë në Faenza dhe 5 mijë në zonën e Ravenës. Mediat italiane raportojnë se niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të ndikojnë në dobësimin ose argjinaturat e dëmtuara dhe mbi 200 rrëshqitjet e dheut që prekin kodrat dhe malet. Ndër lumenjtë e përmbytur janë Lamone në Faenza, Savio në Cesena, Montone në Forlì. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll