Bota

U arrestua nga roja bregdetare amerikane/ 8-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital, familjarët njoftohen për vdekjen e saj

Në deklaratën e së mërkurës, CBP tha se vajza 8-vjeçare dhe familja e saj ishin në paraburgim në Stacionin Harlingen.

18 Maj 2023, 09:43 Nga a.l
U arrestua nga roja bregdetare amerikane/ 8-vjeçarja dërgohet me
SHBA

SHBA- Një vajzë 8-vjeçare, e cila ishte nën kujdesin e Patrullës Kufitare të SHBA-së, ka vdekur pasi u dërgua në spital. Lajmin e ka bërë të ditur Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së. Në deklaratën e së mërkurës, CBP tha se vajza 8-vjeçare dhe familja e saj ishin në paraburgim në Stacionin Harlingen.

Shërbimet e urgjencës mjekësore u thirrën në stacion dhe e dërguan në spital, ku u konstatua e vdekur. BKP tha se një hetim është duke u kryer për incidentin. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Policisë së Harlingenit u njoftuan gjithashtu, shkruajnë mediat e huaja. 

Detaje shtesë në lidhje me llojin e urgjencës mjekësore që pësoi vajza nuk janë bërë ende me dije nga autoritetet. 

shba

Sondazh

Poll