Bota

Mbijetuan nga aksidenti i aeroplanit por humbën gjurmët, 3 të miturit dhe foshnja gjenden në pyllin e Amazonit

Petro tha në Twitter se fëmijët u gjetën pas përpjekjeve të vështira të kërkimit nga ushtria, e cila ende nuk e ka konfirmuar shpëtimin.

18 Maj 2023, 08:39 Nga a.l
Mbijetuan nga aksidenti i aeroplanit por humbën gjurmët, 3 të
Amazon

KOLUMBI- Katër fëmijë indigjenë, përfshirë një foshnjë 11-muajshe, janë gjetur të gjallë në Amazonën e dendur kolumbiane pas një aksidenti me avionë më shumë se dy javë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Gustavo Petro. 

Petro tha në Twitter se fëmijët u gjetën pas përpjekjeve të vështira të kërkimit nga ushtria, e cila ende nuk e ka konfirmuar shpëtimin. Më shumë se 100 ushtarëzbarkuan në terrenin e dendur pyjor për të kërkuar të miturit që po udhëtonin në një aeroplan që u rrëzua më 1 maj, duke lënë të vdekur 3 persona përfshirë pilotin dhe nënën e fëmijëve. 

Petro nuk dha asnjë detaj se ku ishin shpëtuar fëmijët apo si mbijetuan të vetëm në xhungël. Avianline Charters, pronari i avionit të rrëzuar, tha se një prej pilotëve të saj në zonën e kërkimit iu tha se fëmijët ishin gjetur dhe se ata po transportoheshin me varkë poshtë lumit dhe se të gjithë ishin gjallë, shkruajnë mediat e huaja. 

Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Piloti kishte raportuar probleme me motorin vetëm disa minuta përpara se avioni të zhdukej nga radarët. 

amazon

Sondazh

Poll