Bota

ALARM i kuq në Emilia Romagna dhe Bologna/ Përmbytjet bëjnë 'kërdinë', të martë mblidhet Këshilli i Ministrave

Deri më tani raportohen për 9 viktima dhe 13 mijë banorë të evakuuar. Ndërkohë, masat si pezullimi i mësimit dhe udhëtimet me metro dhe lundrimet detare vazhdojnë të mbeten në fuqi me urdhër të autoriteteve deri në përmirësimin e akushteve atmosferike.

18 Maj 2023, 08:23 Nga a.l
ALARM i kuq në Emilia Romagna dhe Bologna/ Përmbytjet bëjnë
Zonat e prekura

ITALI- Alarm i kuq është ngritur në disa zona në Itali, të cilat prej disa ditësh janë përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje masive. Deri më tani raportohen për 9 viktima dhe 13 mijë banorë të evakuuar. Ndërkohë, masat si pezullimi i mësimit dhe udhëtimet me metro dhe lundrimet detare vazhdojnë të mbeten në fuqi me urdhër të autoriteteve deri në përmirësimin e akushteve atmosferike, shkruajnë mediat italiane. 

Të martën e ardhshme do të mblidhet Këshilli i Ministrave për të trajtuar çështjet e emergjencës së motit të keq. Kryeministrja Giorgia Meloni ka siguruar gatishmërinë maksimale për të ndihmuar zonat e prekura. Instrumenti, siç parashikohej nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, i cili mbërriti në Bolonjë për t'u takuar me Mbrojtjen Civile që po koordinonte përpjekjet e ndihmës, mund të ishte ai i një dekreti ligji. Ndalohen edhe detyrimet tatimore. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll