Art&Argëtim

I zhytur deri në fyt me borxhe? Flori Mumajesi zbulon arsyen pse u largua prej muajsh nga skena

4 Tetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
I zhytur deri në fyt me borxhe? Flori Mumajesi zbulon arsyen pse u largua

TIRANË- Këngëtari dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi  ka mërzitur shumë fansa  që prej kohës kur fitoi Këngën Magjike, me baladën ‘Plas’,e më pas bëri një pushim të  gjatë në muzikë.

Gjithashtu mediat rozë folën edhe për një sërë problemesh financiare, fakt që e lidhën me shkëputjen e gjatë të  Mumajesit nga muzika.

Por pikërisht  një javë më parë Flori u rishfaq me projekte të reja në muzikë, ku u pa se po punonte sëbashku me  disa prej shokëve të tij më të ngushtë këngëtar.  Një bashkëpunim i ri me Brunon dhe Shkurte Gashin.

Por a jeni bërë ju pak kuriozë lidhur me kohën që Flori ka kaluar pa u përfshirë në muzikë.

Sipas ‘Prive.al’, Mumajesi ka marrë gjithë këtë kohë, pasi  i ka kushtuar rëndësi projekteve të reja që pritet t’i publikojë së shpejti.

Mesa duket Flori ka marrë kohën që i është dashur, edhe pse shumë prej fansave të tij janë mërzitur nga mungesa që ka bërë, për t’u rikthyer fuqishëm me surpriza të mëdha, e me siguri këngët e tij do të behen hite.

Aq sa ka treguar deri më tani, kuptohet që kënga e parë do të jetë ajo me Shkurte Gashin dhe Brunon.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz flori mumajesi tregon arsyen rikthehet flori mumajesi shkurte gashi flori mumajesi tregon arsyen rikthehet flori mumajesi shkurte gashi

Sondazh

Poll