Art&Argëtim

36-vjeçari rreh për vdekje priftin, më pas i grabit atij gjithçka

4 Tetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
36-vjeçari rreh për vdekje priftin, më pas i grabit atij

LOWA – Joshua Pendelton, është emri i 36-vjeçarit i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme me akuzën e vjedhjes, si dhe vrasjes së shkallës së parë të pastorit Allen Henderson.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht jashtë kishës së pastorit, në qytezën e Fort Dodge.

Prifti 64-vjeçar u gjet nga policia e Lowas i shtrirë në oborrin e kishës së tij, dhe pa ndjenja.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital, prifti nuk arriti të mbijetonte dhe humbi jetën vetëm pak orë më pas.

Policia me anë të kamerave të sigurisë të ndodhura pranë ambjentit ku u zhvillua ngjarja, kanë arritur të identifikojnë 36-vjeçarin.

Pasi u arrestua, ai i’u dha policisë , celularin që i kishte vjedhur priftit, dhe e pranoi se ishte zënë me dikë jashtë oborrit të kishës, por u shpreh se nuk e dinte që ai ishte prifti i asaj kishe.

I gjithë komuniteti i qytetit janë mbledhur së bashku për të mbështetur familjen e priftit, si dhe shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e një njeriu që ishte shumë i dashur për ta.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete rreh barbarisht priftin tragjike rreh barbarisht priftin tragjike

Sondazh

Poll