Bota

Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi/ Lista e kandidatëve pjesëmarrës të 'Forumit Shqiptar'

Forumi Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve, do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Lista përbëhet nga kandidatë nga të gjitha trevat e Malit të Zi, Ulqini, Bara, Tuzi, Plava, Gusinja, Rozaja.

16 Maj 2023, 17:47 Nga f.i
Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi/ Lista e kandidatëve
Nik Gjeloshaj

MALI I ZI- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Malin e Zi do të mbahen më 11 qershor. Region.alo.rs raporton se Forumi Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve, do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Nik Gjeloshaj,kryetar i AA-së dhe kryetar i Komunës së Tuzit tha se lista e quajtur Forumi Shqiptar përbëhet nga kandidatë nga të gjitha trevat e Malit të Zi dhe mbartës i saj do të jetë ai vetë.

“Lista quhet Forumi Shqiptar. Lista përbëhet nga kandidatë nga të gjitha trevat e Malit të Zi, Ulqini, Bara, Tuzi, Plava, Gusinja, Rozaja... Në listë ndër të tjera do të jenë Ferhat Dinosa, kryetar i NUA-së, Maras Dukaj, ministër i administratës publike lokale, Artan Cobi, nënkryetar AA, Monika Rudoviç, këshilltar i AA në OS Ulqin, Fadilj Kajosaj, kryetar i OS Tuzi, Nikola Camaj, kryetar i DSA, Ivan Ivanaj, nënkryetar i Komunës së Tuzit, Ibër Hoti, këshilltar i AA në SO Plav...”, tha Gjeloshaj.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

zgjedhjet parlamentare ne main e zi mali i zi

Sondazh

Poll