Bota

Varhelyi: BE ka humbur 5 vite në procesin e zgjerimit! Të përshpejtohet anëtarësimi i vendeve të Ballkanit

Duke kritikuar politikat e ndjekura deri më tani, Varhelyi u shpreh se BE ka humbur 5 vite deri më tani në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

16 Maj 2023, 17:17 Nga f.i
Varhelyi: BE ka humbur 5 vite në procesin e zgjerimit! Të
Oliver Varhelyi

BULLGARI- Komisioneri i Komisionit Europian, Oliver Varhelyi gjatë një takimi në forumin “EU meets Balkans” në Sofje të Bullgarisë, tha se Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik për Bashkimin Europian. Mediat ehuaja raportojnë se sipas tij, politika e zgjerimit të unionit duhet të vijojë me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre.

Duke kritikuar politikat e ndjekura deri më tani, Varhelyi u shpreh se BE ka humbur 5 vite deri më tani në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

“Adresimi i sfidave të përbashkëta gjatë diskutimit tonë mbi Forumin ‘BE takon Ballkanin’ organizuar nga @Eurliberalforum & @aldeparty në Sofje. Politika e zgjerimit mori vrull. Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik për BE-në. Ne duhet të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit të tyre”- u shpreh komisioneri.

Pas vizitës në Bullgari, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të jetë nesër në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, në 17 maj për të bashkë-kryesuar një Forum Politik të Nivelit të Lartë së bashku me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të vendit, Borjana Kristo. Komisioni do të raportojë përsëri në paketën e zgjerimit të vitit 2023 mbi gjendjen e zbatimit të 14 prioriteteve kryesore të përcaktuara në Opinionin e Komisionit për aplikimin për anëtarësimin në BE të BiH.

be antarësimi ne be

Sondazh

Poll