Bota

Nga emoji i plakut prej bore tek gotat, ja cilat simbole përdorin trafikantët në Britani për t’u shitur drogë studentëve

Në botën e errët të trafikut të drogave kali është simboli i fshehtë i drogës së kategorisë B, Ketaminë. Ndërsa një delfin pranë një “zemre në zjarr’ është simboli për ekstazi, kurse simboli i epruvetës do të thotë droga e fortë haluçinogjene LSD, zbulojnë autoritetet.

16 Maj 2023, 17:30 Nga f.i
Nga emoji i plakut prej bore tek gotat, ja cilat simbole përdorin
emoji

BRITANI E MADHE- Në një investigim të bërë së fundmi autoritetet në Britani thonë se trafikantët e drogave po përdorin menu elektronike të mbushura me simbole ‘emoji’ për të joshur studentët e viteve të para në universitete. Nëse për shumë nga ne simboli me emoji i borës apo i plakut prej bore do të thotë  thjesht borë, për trfikantët e drogës do të thotë kokainë.

Sipas investigimit të medias The Times, trafikantët po përdorin një gjuhë komunikimi me simbole për t'iu shitur drogë studentëve. Në botën e errët të trafikut të drogave kali është simboli i fshehtë i drogës së kategorisë B, Ketaminë. Ndërsa një delfin pranë një “zemre në zjarr’ është simboli për ekstazi, kurse simboli i epruvetës do të thotë droga e fortë haluçinogjene LSD, zbulojnë autoritetet.

Studentët e rinj kontaktohen nga trafikantët me fraza si “nëse ke nevojë për diçka në çdo kohë, ky është numri im”.’ Një prej tyre tha për gazetën: “Ata janë të rinj dhe nuk e vrasin mendjen. Flasin hapur, ata që më janë afruar.”

Nganjëherë trafikantët prezantojnë ‘oferta speciale’ të cilat simbolizohen me ‘Friday menu’ ose ‘marrëveshje speciale’. Gazetarit të infiltruar iu dërgua një ditë një menu e re drogash me ‘emoji’ për tipe të ndryshme kanabisi, duke përfshirë simbole si fryt, gorilla apo një qen, sipas varieteve në ofertë.

Zhvillimi vjen teksa universitetet britanike kanë nisur një taskforce për të reduktuar dëmin e drogave në kampuse. Janë disa studentë që kanë humbur jetën vitet e fundit në universitetet në Britani nga drogat.

britani trafikantet e droges ne britani

Sondazh

Poll