Bota

Hiqeshin si islamikë/ Hakerat rus kryejnë dhjetra sulme në Suedi

Grupi po kryen sulmet kibernetike me një motiv për të përkeqësuar tensionet brenda pakicës myslimane të vendit dhe për të bërë presion ndaj Turqisë. Në faqen e organizatës në rrjetin Telegram, “Anonymous Sudan” deklaron rusishten si gjuhën e saj primare, ndërkohë që është në linjë me grupin pro-rus të hakerëve Killnet.

16 Maj 2023, 16:45 Nga f.i
Hiqeshin si islamikë/ Hakerat rus kryejnë dhjetra sulme në Suedi
foto ilustruese

SUEDI- Që nga muaji shkurt, një grup misterioz hakerash që e quan veten 'Anonim Sudan' kanë vënë në shënjestër dhjetëra aeroporte, spitale dhe banka suedeze me sulme të shpërndara të mohimit të shërbimit, gjoja si përgjigje ndaj djegies së një Kurani përpara ambasadës turke në Stokholm në fillim të këtij viti. Mediat e huaja raportojnë se sipas hetimeve grupi është një njësi ruse e mirë organizuar me njohuri të shkëlqyera të skenës politike dhe shoqërisë suedeze.

Grupi po kryen sulmet kibernetike me një motiv për të përkeqësuar tensionet brenda pakicës myslimane të vendit dhe për të bërë presion ndaj Turqisë. Në faqen e organizatës në rrjetin Telegram, “Anonymous Sudan” deklaron rusishten si gjuhën e saj primare, ndërkohë që është në linjë me grupin pro-rus të hakerëve Killnet.

Të ashtuquajturat sulme DDoS, të cilat i shtyjnë faqet e internetit dhe shërbimet jashtë linje duke i mbingarkuar me trafik interneti, ndërprenë programimin online në transmetuesin publik kombëtar të Suedisë dhe rrëzuan faqet e internetit të Scandinavian Airlines, kompanisë shtetërore të energjisë Vattenfall dhe firmës mbrojtëse Saab AB. 

Mbulimi i gjerë mediatik i ka bërë sulmet dhe pretendimet e 'Anonymous Sudan' një çështje debati publik në Suedi.

hakera rus

Sondazh

Poll