Sport

Bennacer operohet në gju, algjeriani i Milanit do të mungojë të paktën për 6 muaj

Mesfushori Ismael Bennacer: "Do të punoj shumë për t'u rikthyer edhe më i fortë se më parë"

16 Maj 2023, 17:49 Nga DOSJA

Bennacer operohet në gju, algjeriani i Milanit do të mungojë

ITALI - Të paktën gjashtë muaj pushim. Këto janë periudhat e parashikuara të rikuperimit për rikthimin në fushë të Ismael Bennacer, i cili iu nënshtrua një operacioni artroskopik në gjurin e djathtë në Lyon, i dëmtuar në minutat e para të derbit të  Champions League. 

AC Milan e komunikoi lajmin, duke shpjeguar se "riparimi i tendinit të kryqëzuar u krye me sukses nga doktor Bertrand Sonnery Cottet në prani të shefit të zonës mjekësore të Milanit, Stefano Mazzoni" dhe duke shtuar, në fakt, se "kohët e rikuperimit vlerësohen të jenë të paktën 6 muaj”. 

Lajm i keq dhe i papritur, i cili megjithatë ka një precedent në Milano. Në fakt, para algjerianit, ishte Jack Bonaventura që përfundoi nën thikë për një operacion identik, i cili në vitin 2018 u detyrua të qëndronte jashtë fushës për tetë muaj. 

Bennacer operohet në gju, algjeriani i Milanit do të mungojë

Me pak fjalë, për të parë Bennacer të rikthyer në fushë, ndoshta do të duhet të presim vitin 2024, me kusht që periudha e rehabilitimit dhe pas operacionit të shkojë në mënyrën më të mirë. Është e vetëkuptueshme se kjo do ta detyrojë Milanin të ndryshojë planet e tyre të tregut të transferimeve dhe të mendojë për një zëvendësim të algjerianit në një repart ku tashmë dukej e nevojshme për të marrë në dorë. 

"Operacioni në gjurin tim shkoi shumë mire, - shkruan Bennacer në rrjetet e tij sociale. - Rrugëtimi drejt rikuperimit fillon sot. Do të jetë i gjatë, i vështirë dhe do të më mbajë larg fushave për disa muaj. Por jam gati të ta kaloj kete test me kurajo dhe vendosmeri. Do te punoj fort, do të luftoj çdo dite që të rikthehem më i fortë dhe të jem në gjendje të mbroj ngjyrat e klubit tim dhe të vendit tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe për forcën që më jepni për të kapërcyer të gjitha këto. Do t'ju mbaj të informuar për çdo fazë të riedukimit tim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll