Sport

Trajneri Stefano Pioli: "Inter-Milan, ndeshje që të gjithë ëndërrojnë ta përjetojnë"...

AC Milan do të thirret sonte (21:00) për të përmbysur në “San Siro” rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Interit (2-0), me trajnerin e kuqezinjve Stefano Pioli që shpreh besimin e tij në një kthesë.

16 Maj 2023, 12:09 Nga DOSJA
Trajneri Stefano Pioli: "Inter-Milan, ndeshje që të gjithë

ITALI - Sigurisht, si për Milanin, ashtu edhe për Interin, ecuria e tyre evropiane këtë sezon tashmë ka tejkaluar pritshmëritë. Të dy bashkëqytetarët janë vetëm një... hap para finales së Stambollit, ku sot (16/5), në revanshin e europianit “Derby della Mantonnina”, vetëm njëri do të arrijë të sigurojë një vend.

“Sytë e lojtarëve në skuadër, më thonë se këta lojtarë po përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme. Për të bërë gjëra shumë më mirë se ndeshja e parë dhe për të fituar ndeshjen. Synimi është të fitojmë për t'u kualifikuar në një finale, që askush nuk do ta kishte parashikuar ndonjëherë. 

Ashtu siç askush nuk mendonte se Milani do të shkonte kaq larg, askush nuk beson tani se ne mund të arrijmë në finale. Nga ana tjetër, e di që mund të luajmë një lojë të shkëlqyer, sepse i njoh mirë lojtarët e mi”.

Këto ishin fjalët e para të Stefano Piolit, duke folur për gazetarët dje në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme me Interin (0-2).

“Me lojtarët kemi folur vetëm për ndeshjen e sotme dhe jo për Spezian. Janë lojëra që të gjithë ëndërrojnë t'i përjetojnë. Ne fillojmë në disavantazh, por e dimë se kemi aftësitë për ta kthyer atë. Kushdo që luan në një nivel të caktuar e di se lojërat nuk mbarojnë derisa të mbarojnë dhe se çdo gjë është e mundur. 

Interi është një skuadër e fortë, nëse luajmë një ndeshje të nivelit të lartë do të fitojmë. Ne jemi Milani”,- theksoi ai, duke bërë të ditur se do të startojë Leao, i cili ka munguar në ndeshjen e parë.

“Duhet të fillojmë sërish nga pjesa e dytë, edhe pse nuk do të jetë e mjaftueshme. Duhet të rrisim cilësinë. Ndeshja është e madhe, duhet ta nisim mirë dhe të jemi gati për të përfituar nga gabimet e tyre, sepse ata i bëjnë”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll