Sport

“Futbolli na bashkon”, FSHF organizon turneun me veteranët e Shqipërisë, Kosovës & Diasporës në Belgjikë...

Turneu, që është konceptuar si një triangolare, do të zhvillohet në fushat e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë më datën 20 maj 2023.

16 Maj 2023, 14:50 Nga DOSJA
“Futbolli na bashkon”, FSHF organizon turneun me veteranët e

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në muajin maj një turne miqësor “Futbolli na bashkon” me pjesëmarrjen e ekipeve Kombëtare të veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe një përfaqësuese e Diasporës në Belgjikës.

Të tre ekipet do të luajnë secila nga dy ndeshje me nga 40 minuta, teksa FSHF organizon këtë event në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit të Kosovës. Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, që do të marrë pjesë në këtë turne, ka nisur prej kohësh organizimin, duke u përgatitur dhe duke zhvilluar seanca stërvitore rregullisht për të marrë pjesë në turne dhe ndeshje miqësore.

Skuadra e drejtuar nga Sulejman Mema është përbërë nga ish-futbollistët më të njohur ndër vite të Kombëtares shqiptare, emra të cilët kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi.

Turneu “Futbolli na bashkon” do të startojë në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë, më 20 jam, në ora 17:00, me ndeshjen hapëse, që do të jetë ajo mes Shqipërisë dhe Diasporës së Belgjikës.

Ndeshja e dytë do të jetë Kosovë - Diaspora e Belgjikës dhe nis në ora 18:00, kurse dueli i fundit Shqipëri-Kosovë do të luhet duke nisur në ora 19:00.

Në përfundim të turneut do të organizohet edhe një ceremoni festive, ku do të dorëzohen trofetë dhe medaljet për pjesëmarrësit, njofton zyra e shtypin në FSHF.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll