Sport

Pique u ftua nga Xavi në festë e Barcelonës, por ish-mbrojtësi nuk mori pjesë...

Xavi e ftoi Piquen në festën e ligës së 27-të të Barcelonës, por mbrojtësi veteran spanjol nuk u paraqit.

16 Maj 2023, 15:57 Nga DOSJA
Pique u ftua nga Xavi në festë e Barcelonës, por

SPANJE - Barcelona fitoi kampionatin e këtij sezoni, pasi të dielën mbrëma (14/5) vulosi matematikisht titullin e La Ligës, me fitoren 4-2 në shtëpinë e bashkëqytetarit Espanyol.

Një ditë më vonë futbollistët e “Blaugranas” jetuan momente të bukura së bashku me botën e tyre dhe e festuan atë përmes një parade të hapur në rrugët e Barcelonës, duke njohur apoteozën e botës.

Sipas Mundo Deportivo, trajneri Xavi Hernandez ftoi Gerard Piquen, i cili i dha “lamtumirë” futbollit më 8 nëntor 2022, në festën e skuadrës, me të cilën luajti gjithsej 25 vite (duke përfshirë edhe akademitë).

Megjithatë, spanjoli, i cili arriti të luajë në të gjashtë ndeshjet këtë sezon, nuk mori pjesë në festë për të festuar titullin e 27-të të ligës së ish-klubit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll