Sport

Baneri gjigand, 550 m. në festën titullin e 16-të të Feyenoord - Shikoni videot…

Baneri i shpalosur nga tifozët e Feyenoord ishte 11 mijë metra katrorë

16 Maj 2023, 11:46 Nga DOSJA

Baneri gjigand, 550 m. në festën titullin e 16-të të

HOLANDE - Gjashtë vjet pas titullit të tyre të fundit në Eredivisie në 2017, Feyenoord u kurorëzua kampion i Holandës për herë të 16-të në historinë e tyre. 

Për tifozët e ekipit të Roterdamit, ishte një mundësi unike për të festuar... në mënyrë spektakolare përpara ndeshjes vendimtare kundër Go Ahead Eagles, e cila përfundoi 3-0.

Tifozët e organizuar të skuadrës dhe të gjithë të pranishmit në 'De Kuip' shpalosën një baner në një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrorë dhe mbi 550 metra të gjatë. 

Bëhet fjalë për një material të bardhë, me buzë të kuqe dhe vija të zeza në qendër, e cila është shfaqur nga tifozët kur dy skuadrat kanë hyrë në fushë, duke mbuluar pothuajse të gjithë perimetrin e stadiumit, pothuajse të gjitha zonat!

Në krye të banerit shkruheshin vitet e 16 kampionateve holandeze të Feyenoordit, ndërsa në qendër shkruhej shprehja: 'Feyenoord, Feyenoord, wat gaan we doen vandaag? Wij gaan winnen, alleen met hoeveel is de vraag' ('Feyenoord, Feyenoord, çfarë do të bëjmë sot? Do të fitojmë, por sa është çështja”,- paraprihet nga stema e skuadrës.

Rreth flamurit, secili tifoz më pas kapi një shall klubi, këndoi sloganet e Feyenoord dhe disa “e lyen” fushën me bomba tymi të kuqe, të bardhë dhe jeshile.

Krahas rezultatit përfundimtar, po aq mbresëlënëse, janë edhe videot se si tifozët mbanin banerin e madh për ta vendosur nëpër tribuna dhe si e krijuan atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll