Sport

VIDEO/ Gol i pabesueshëm që u bë viral, portieri shënoi gol nga porta në portë…

Një gol me bukuri të rrallë u shënua në një ndeshje të Meksikës. Portieri i Morelias shënoi nga... porta e tij me një goditje të frikshme në drejtim të portës së Celajës.

16 Maj 2023, 16:27 Nga DOSJA

VIDEO/ Gol i pabesueshëm që u bë viral, portieri shënoi gol

MEKSIKE - Një gol i pabesueshëm është shënuar në kategorinë e dytë të ligës meksikane.

Në minutat e fundit të ndeshjes mes Celaya dhe Morelia, portieri i skuadrës së parës u gjend në zonën kundërshtare, pasi skuadra e tij ishte në humbje. Fatkeqësisht për të dhe ekipin e tij, gjërat nuk shkuan aq mirë.

Portieri i Morelias, Santiago Ramirez, sapo priti topin dhe nuk humbi kohë dhe e goditi atë në drejtim të portës kundërshtare, duke e dërguar topin direkt në rrjetën kundërshtare. Ai shënoi një gol të rrallë, që u bë... viral.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll