Sport

Cassano kundër optimizmit të Piolit: “Milani nuk do të fitonte edhe nëse Interi do të luante me shtatë lojtarë të rinj”

Ish-sulmuesi Antonio Cassano, beson se Milani nuk do të kishte mundësi për të siguruar një vend në finalen e Champions League edhe nëse Interi do të luante me shtatë lojtarë të rinj në ndeshjen e sonte gjysmëfinale.

16 Maj 2023, 17:12 Nga DOSJA

Cassano kundër optimizmit të Piolit: “Milani nuk do të

ITALI - Sulmuesi, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për të dyja klubet dhe që njihet për  deklaratat e tij kontroverse dhe bombastike, është i bindur se zikaltrit do të kemë ata që do të luftojnë për titullin e kampionit të Evropës.

“Edhe nëse Interi do të kishte dalë në fushë me shtatë lojtarë të rinj, jam i bindur se Milani nuk do t’i shpëtonte rezultatit 0-2 në ndeshjen e parë. Ata thjesht nuk janë në gjendje të përballen me Interin në këtë moment. Nuk ka mundësi të bëjë asgjë, edhe nëse do të jenë në skuadër Rafael Leao, apo jo. Epo, ai nuk është as Kaka apo Ronaldinho", beson Cassano dhe shton:

Cassano kundër optimizmit të Piolit: “Milani nuk do të

"Jam i bindur se Milani nuk ka asnjë shans. Mendoj se duhet të ndodhë një fatkeqësi e madhe në mënyrë që Interi të eliminohet. Edhe pse, kush e di, ndoshta po flas përsëri marrëzi,"- ka deklaruar Cassano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll