Art&Argëtim

Fantastike, të paralizuarit mund të ecin, të vrapojnë, e madje edhe të kërcejnë!

4 Tetor 2019, 08:54 Nga DOSJA
Fantastike, të paralizuarit mund të ecin, të vrapojnë, e

FRANCË- Një tetraplegjik 30-vjeçar ka mundur që të përjetojë sërisht ndjesinë e të ecurit, dhe të lëvizjes së krahëve të tij, falë një aparature robotike e cila kontrrollohet nga mendja e tij.

Francezi i quajtur Thibault, ka humbur lëvizjet e tij motorike gjatë një aksident tragjik që i ka ndodhur.

Ai nuk mundë të lëvizë asgjë poshtë qafës së tij, dhe ndodhej në këtë gjendje prej disa muajsh tashmë.

Por mesa duket, edhe për të paska shpresë.

Teknologjia e fundit robotike, i mundësoi atij eksperiencën e bukur të lëvizshmërisë.

Roboti i ngjitur pas t, është i lidhur me brinjët e tij, të cilat bëjnë përçuesin e sinjaleve të trurit, tek roboti.

Thibault u shpreh se ai ndihej si njeriu i parë që kishte shkelur në hënë.

Sigurisht kjo është një teknologji e sapodalë, dhe ka nevojë për shumë modifikime të reja, por është një fakt, që njerëzit tetraplegjik apo me çfarë do lloj paralize, kanë tashmë një fije shprese për të qëndruar në këmbë dhe për të ecur sërisht.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete teknologjia e fundit teknologjia e fundit

Sondazh

Poll