Sport

“Në shtëpinë time, gratë nuk u flasin burrave ashtu”, marokeni nën hetim…

I riu ndërkombëtar ka ofenduar një deputet gjatë festimeve të fitimit të Kupës së Francës

16 Maj 2023, 10:26 Nga DOSJA

“Në shtëpinë time, gratë nuk u flasin burrave

FRANCE - Zakaria Aboukhlal, një sulmues 23-vjeçar maroken, është pezulluar nga skuadra e Toulouse për shkak të debatit me një deputet të qytetit gjatë festimeve për fitimin e Kupës së Francës. Lajmi bëhet i ditur nga RMC.

Gjatë festimeve, Aboukhlal dhe lojtarët e tjerë, kanë bërë zhurmë gjatë një fjalimi dhe deputeti u ka kërkuar të heshtnin, por lojtari ka thënë: "Në shtëpinë time gratë nuk flasin me burrat ashtu". Pak minuta më vonë atij iu kërkua të kërkonte falje. Deputeti e mohoi atë që ka ndodhur, por KRM këmbëngul në vërtetësinë e fakteve. 

Klubi e dinte se çfarë kishte ndodhur, por nuk ndërmori asnjë veprim derisa u publikua lajmi, me Toulouse që hapi një hetim të brendshëm. Marokeni nuk do të stërvitet me bashkëlojtarët derisa të konstatohet saktësisht gjithçka që ka ndodhur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zakaria Aboukhlal (@zakariaaboukhlal)

Të dielën e kaluar Aboukhlal nuk u thirr nga trajneri Philippe Montanier për ndeshjen kundër Nantes, për refuzimin e veshjes së një fanele me ngjyrat e ylberit, simbol i luftës kundër homofobisë.

Klubi tha në një deklaratë se nuk do të komentonte më tej për shkak të një "hetimi të brendshëm" në vazhdim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll