Art&Argëtim

27 vite martesë, Michelle fjalë të sinqerta për Obamën: Ky djalë më premtoi një jetë plot aventura (FOTO)

4 Tetor 2019, 08:24 Nga DOSJA
27 vite martesë, Michelle fjalë të sinqerta për Obamën:

SHBA– Bashkëshortja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obamës, Michelle Obama ka bërë një dedikim të bukur  me rastin e përvejtorit të martesës.

Çifti i famshëm, që janë pjesë e pandashme e historisë së SHBA-ve, mbushin plot 27 vite martesë, e me këtë rast nuk kanë munguar fjalët e dashurisë nga Michelle për Obamën.

“27 vite më parë, ky djalë më premtoi një jetë plot me aventura. Do të thoja se ai ja ka arritur. Jemi gati për kapitullin tonë të ri për t’u bërë fole të zbrazëta dhe për të zbuluar ç’do të vijë tjetër, ndërkohë që e ndjejmë ende magjinë që na bashkoi shumë vite më parë. Gëzuar përvjetorin, Barack.”- shkruan Michelle Obama bashkëngjitur një fotoje me Barack Obama.

Me një foto piktoreske, ku në sfond shfaqen të qeshur, ish-presidenti i SHBA-së dhe bashkëshortja Michelle Obama, urimi plot sinqeritet i saj, rrëmbeu vëmendjen.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz barack obama michelle dhe obama michelle obama barack obama michelle dhe obama michelle obama

Sondazh

Poll