Sport

Euroderbi italian Inter-Milan në Champions League: ja formacionet e mundshme…

Interi pret Milanin (21:00) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League. Mësoni formacionet e mundshme dhe mungesat në të dyja anët.

16 Maj 2023, 09:17 Nga DOSJA

Euroderbi italian Inter-Milan në Champions League: ja formacionet e

ITALI - Pas një ndeshjeje të parë, të dominuar totalisht nga Interi, i cili ka një avantazh prej dy golësh, AC Milan nuk ka më zgjidhje dhe do të duhet të bëjë gjithçka për të arritur në finalen e parë të Champions League që nga viti 2007.

Zikaltrit, gjithashtu duan t'i japin vetes të drejtën të ëndërrojnë, pas titullit të fundit të fituar në vitin 2010. Gjithsesi, historia do të shkruhet sonte në “Giuseppe Meazza” duke nisur nga ora 21:00!

Milani vjen nga humbja në Serie A me 2-0 ndaj Spezias dhe tani është i pesti dhe mundet të luajë në Europa League.

Nga ana tjetër, Interi mposhti Sassuolon 4-2, me golat e Lukakut (dy), Tressoldi dhe Lautaro, ndërkohë që pozicionohet të tretët në Seria A.

Për këtë takim, Interi nuk do të mund të llogarisë shërbimet e mbrojtësit slloven Milan Skriniar. Nga ana e tij, AC Milan do të privohet nga mesfushori algjerian Ismaël Bennacer. 

Euroderbi italian Inter-Milan në Champions League: ja formacionet e

Ja dhe përbërjet e mundshme:

Inter: Onana - Darmian, Acerbi, Bastoni - Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco - Martinez, Dzeko

Milan: Maignan - Kalabria, Tomori, Kjær, Hernandez - Tonali, Krunic - Saelemaekers, Diaz, Leão - Giroud

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll