Sport

VIDEO/ Njëqind mijë tifozë në rrugët e Roterdamit, festojnë titullin e Feyenoord-it

Mesditën e kësaj të hëne, më shumë se njëqind mijë tifozë të Feyenoord, sipas shifrës së dhënë nga Reuters, janë mbledhur në qendër të qytetit të Roterdamit për të festuar titullin e 16-të të ligës së skuadrës së tyre, të fituar të dielën.

15 Maj 2023, 18:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Njëqind mijë tifozë në rrugët e Roterdamit,

HOLANDE - Të dielën, Feyenoord, falë fitores 3-0 ndaj Go Ahead Eagles, fitoi titullin e ligës së 16-të në historinë e tyre, vetëm i katërti në 30 vitet e fundit dhe i pari që nga viti 2017.

Për të festuar këtë sukses, më shumë se 100.000 tifozë të klubit, sipas shifrës së publikuar nga Reuters, u mblodhën të hënën para bashkisë së Roterdamit, në ballkonin e së cilës shfaqeshin lojtarët.

Për më shumë kohë, ata festuan me thirrjet entuziaste të fansave. "Të fitosh një kampionat është e mrekullueshme, por ta bësh këtë me Feyenoord është diçka e veçantë për atë që bëjnë njerëzit këtu,"- tha trajneri i klubit Arne Slot.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll