Sport

Trajneri Guardiola shpreson që kapiteni Gundogan do të qëndrojë në “Etihad”...

“Gündoğan nuk flet aq shpesh, por kur flet, të gjithë dëgjojnë”, pranoi Guardiola.

15 Maj 2023, 22:35 Nga DOSJA
Trajneri Guardiola shpreson që kapiteni Gundogan do të

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, beson se kapiteni Ilkay Gundogan nuk do të largohet dhe do të qëndrojë në Etihad.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund. Ndoshta Ilkay do të qëndrojë.  Shpresoj. Ai ka treguar herë pas here, se sa lojtar i mirë është dhe çfarë është i gatshëm të bëjë për ekipin. Ai nuk shënon vetëm, ai di të bëjë gjithçka”, shpjegoi Guardiola.

“Gündoğan nuk flet aq shpesh, por kur flet, të gjithë dëgjojnë. Kjo është forca e një drejtuesi dhe e një njeriu që e përballon mirë presionin”,- shtoi trajneri i “Qytetarëve”.

Emri i Gundogan është përfolur seriozisht së fundmi, se ai mund të shkojë te Barcelona, ​​klub i cili është edhe favorit për nënshkrimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll