Sport

Kush janë ultrasit e Espanyolit që zbritën në fushë për të sulmuar lojtarët e Barçës dhe çfarë mesazhi mori Xavi&Co në pushim?…

Barcelona u bë matematikisht kampione e Spanjës, pasi mposhti rivalin e qytetit Espanyol 4-2.

15 Maj 2023, 21:36 Nga DOSJA

Kush janë ultrasit e Espanyolit që zbritën në fushë

SPANJE - Gëzimi i lojtarëve të Xavi në fund të lojës në stadiumin Cornellà-El Prat u ndërpre nga ultrasit e Espanyolit. Rreth 100 tifozë radikalë vendës hynë në fushë, duke patur objektiv lojtarët e Barcelonës, të cilët u strehuan në dhomat e zhveshjes.

Skandali vazhdoi edhe në tunel, ku Ronald Araujo dhe Sergio Busquets u përleshën me disa tifozë të Espanyolit.

Sipas mediave spanjole, para ndeshjes në Cornellà-El Prat, Barcelona u këshillua nga policia që të mos festonte fitimin e titullit në fushë. “Shefët e sigurisë së Barcelonës janë udhëzuar që nëse fitojnë ndeshjen dhe titullin e tyre të 27-të në La Liga, nuk duhet të festojnë në fushë për të shmangur incidentet.

Gjithçka në kushtet e rivalitetit mes dy skuadrave dhe situatës delikate në të cilën ndodhet Espanyol, tashmë në rënie”,- shkruan botimi La Razón, i cili shton se thirrja në polici është përsëritur në pjesën e parë.

“Në pjesën e parë, kur Barcelona po kryesonte 3-0, policia paralajmëroi përsëri koordinatorin e shërbimit të sigurisë së Barcelonës, se nuk këshillohet të festohet fitimi i titullit në fushë”, vëren burimi i cituar.

Cilët janë ultrasët e Espanyolit që hynë në fushë? Tifozët e Espanyolit që hynë në fushë janë pjesë e Brigadas Blanquiazules dhe La Curva RCDE. I pari është një grup ultra i djathtë, i binjakëzuar me brigadën Ultra Sur, mbështetësit radikalë të Real Madridit.

Ata në La Curva janë përgjithësisht tifozë shumë të rinj, të klasës së mesme, të cilët nuk kanë afinitete politike. Ata e kanë “selinë” e tyre të përgjithshme pikërisht në fushën ku filloi pushtimi i tokës. "Shkoni pas tyre!"- u dëgjua nxitja nga fusha, pak para momentit kur tifozët hynë në fushë.

Një nga ultrasit që ka hyrë në fushë është identifikuar si Yago Dernell (20 vjeç). Ai gjithashtu u kap duke goditur me grusht një aparat fotografik. Ai ishte një kandidat i Partisë Popullore për zgjedhjet lokale në komunën katalanase të Sant Joan Despí.  Mbrëmjen e sotme, pasi u shfaqën pamjet, ai hoqi dorë nga kandidatura, “për të mos dëmtuar partinë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll