Sport

Bayern do të dërgojë një tren me birrë në Augsburg, nëse ata fitojnë ndaj Dortmundit

Nëse bavarezët fitojnë ndeshjen e tyre dhe lojtarët e Enrico Maaschen mposhtin westfalianët, atëherë skuadra e Thomas Tuchel do të triumfojë me titullin.

15 Maj 2023, 22:07 Nga DOSJA
Bayern do të dërgojë një tren me birrë në

GJERMANI - Bayern Munich do t'i dërgojë një tren plot birrë skuadrës së Augsburgut, nëse do të arrijë të mposhtë Borussia Dortmundin në ndeshjen e radhës të Bundesligës. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer.

Bajerni dhe Dortmundi dihet se janë në një betejë të ashpër për titullin gjerman, me skuadrën e Thomas Tuchel që aktualisht kryesojnë tabelën me një pikë. Në xhiron e radhës të kampionatit, Bayern pret RB Leipzig, ndërsa Augsburg do të presë Borussia Dortmund.

Nëse bavarezët fitojnë ndeshjen e tyre dhe lojtarët e Enrico Maaschen mposhtin westfalianët, atëherë Thomas Tuchel dhe klubi bavarez do të triumfojnë me titullin. Në rast se Augsburg e përmbush këtë kusht, ata do të marrin një tren birrë nga një prej sponsorëve kryesorë të Bayernit - Paulaner.

“Është gjithmonë bukur të jesh kampion në shtëpi. Nëse Augsburgu fiton javën e ardhshme, ne do t'i dërgojmë një tren birrë Paulaner”,- zbuloi presidenti i Bayernit. Kanë mbetur edhe dy javë në Bundesligë.

B.T (Doska.al)

Sondazh

Poll