Sport

Bayern kërkon një blerës për Sadio Mane…

Sipas Sky Sport të Gjermanisë, Bayern është ende i prirur të shesë Sadio Mane, ndërsa ata duket se nuk duan të mbajnë as portugezin Joao Cancelo.

15 Maj 2023, 20:11 Nga DOSJA
Bayern kërkon një blerës për Sadio Mane…

GJERMANI - Kanë mbetur edhe dy ndeshje që të mbyllet sezoni për Bayernin. Bavarezët janë në krye të Bundesligës me +1 nga Dortmundi dhe duan të festojnë përfundimisht fitimin e kampionatit.

Njëkohësisht ka nisur një diskutim për shtesat, por edhe largimet në prag të sezonit të ri. Sulmuesi senegalez Sadio Mane mbetet në listën e lojtarëve për t’u larguar.

Sipas Florian Plettenberg dhe Sky Sport Germany, bavarezët janë në kërkim të një blerësi për sulmuesin senegalez. Ai vetë nuk do të donte të mbetej si zëvendësues, ndërsa ka shumë mundësi që të rikthehet në Premier League.

Në të njëjtën kohë edhe Joao Cancelo vështirë se do të qëndrojë te Bayerni. Mbrojtësi portugez po luan si lojtar i huazuar nga Manchester City dhe gjithashtu ka një opsion për ta blerë. Megjithatë, bavarezët e konsiderojnë blerjen e tij të shtrenjtë, ndaj nuk pritet të vazhdojnë me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll