Sport

SKANDAL/ 'Sherr' i paparë! Një trajner nuk kontrollon nervat dhe godet kolegun, teksa dhe e ndjek atë pas humbjes…

Në futbollin meksikan, trajneri i Celaya sulmon dhe persekuton trajnerin e Atlético Morelia.

15 Maj 2023, 19:33 Nga DOSJA

SKANDAL/ 'Sherr' i paparë! Një trajner nuk kontrollon nervat

MEKSIKE - Ka zënka që krijohen nga asgjë dhe pa asnjë shpjegim. Në këtë rast nuk është as një konflikt mes të barabartëve, por një agresion totalisht i njëanshëm. 

Paco Ramírez, trajneri meksikan i klubit Celaya, mesa duket i afrohet me qetësi homologut të tij në Atlético Morelia, argjentinasit Norberto Scoponi.

Skena ngjan me shtrëngimin e zakonshëm të duarve mes trajnerëve në fund të ndeshjes, e cila ishte vulosur me 3-1 në favor të Scoponit, që i dha skuadrës së tij akses në finalen e ligës së Meksikës. Megjithatë, kur Ramírez arrin te argjentinasi, ai e godet me shuplakë.

Trajneri nga Rosario duket i habitur dhe vepron duke i hequr dorën për të shmangur një sulm të dytë, ndërsa fillon të tërhiqet. Por ajo çka ishte planifikuar sapo kishte nisur.

Episodi përfundon me një ndjekje nëpër fushë. Futbollistët e Atlético Morelia më në fund arritën të ndërmjetësojnë dhe të qetësojnë trajnerin agresor Ramírez dhe lojtarët e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll