Sport

Emri tij dëgjohet në Kupën e Mbretit saudit, tifozët e Al-Hilal kërkojnë Leo Messin!...

Emri i Lionel Messit u brohorit nga tifozët e Al-Hilal gjatë finales së Kupës së Mbretit të Arabisë Saudite të premten, pasi raportet për nënshkrimin e tij të mundshëm bënë bujë këtë javë.

15 Maj 2023, 18:30 Nga DOSJA
Emri tij dëgjohet në Kupën e Mbretit saudit, tifozët e

ARABIA SAUDITE - Presidenti i klubit saudit Al-Hilal, Fahd Bin Nafel, nuk pranoi të komentojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Lionel Messin, emri i të cilit u brohorit nga tifozët gjatë finales së Kupës së Mbretit të Arabisë Saudite të premten. 

“Mos më bëni pyetje për Messin”, u tha Bin Nafel gazetarëve kur u pyet për thashethemet për transferimin e superyllit argjentinas, menjëherë pas fitores ndaj Al Wehda (1-1, 7-6 me penallti) në Jeddah. "Unë nuk do t'ju them asgjë. Nëse del ndonjë gjë nga zyra jonë e shtypit, do ta merrni”, tha ai.

Në një intervistë tjetër në fushë, ndërsa turma bërtiste 'Messi, Messi', Bin Nafel tha: 'Grupi është më i rëndësishëm për mua sesa një lojtar." 

Pas dy vitesh pa shumë shkëlqim në Paris Saint-Germain të shtatë here fituesit të “Topit të Artë”, mbretëria e pasur me naftë e Gjirit, i ofron një urë "të jashtëzakonshme" ari kampionit 35-vjeçar të botës, tha AFP të martën. Sipas L'Équipe, shuma e ofertës është 500 milionë euro në vit, për dy sezone, plus një të tretë opsionale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll