Politike

Zgjedhjet e 2023-it me probleme! A ndihet krenar për punën e KQZ-së? Celibashi: Gjërat s'varen nga ne

Celibashi u pyet se nëse ndihet krenar për problemet që dolën rrugës. Kryetari tha se jo çdo gjë varet nga ato.

15 Maj 2023, 13:40 Nga A.B
Zgjedhjet e 2023-it me probleme! A ndihet krenar për punën e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se ndihet krenar për punën e KQZ-së. Gjatë konferencës me gazetarët, Celibashi u pyet se nëse ndihet krenar për problemet që dolën rrugës. Kryetari tha se jo çdo gjë varet nga ato.

Pyetja- A jeni krenar për këto zgjedhje?

Celibashi- Jam krenar për punën e bërë, e dimë që është bërë më e mira e mundshme dhe ajo që duhet të bëhet. Ndonjëherë rezultatet nuk janë ajo që ti pret, por ndonjëherë gjërat nuk varen nga ti.

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll