Politike

Defekti në pajisje/ Celibashi: Mori më shumë vëmendje seç duhej, do presim ekspertët e huaj

Ai tha se do të priten ekspertë të huaj për të analizuar pajisjet.

15 Maj 2023, 13:37 Nga F.M
Defekti në pajisje/ Celibashi: Mori më shumë vëmendje
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se çështje e pajisjeve elktronike ka marrë më shumë vëmendje seç duhet. Në një deklaratë për mediat, ai tha se do të priten ekspertë të huaj për të analizuar pajisjet, por shtoi se gjithsesi mendon se i është kushtuar më shumë vëmendje seç duhet. 

Pjesë nga deklarata e Celibashit:

Pyetje: Dje thatë që do e verifikonit pjesë ne pajisjeve, nëse ishte njerëzore apo teknike?

Ilirjan Celibashi: Ajo që unë mendoj deri tani, mund të kemi nevojë për të sjellë ekspertë të huaj, ata që nuk kanë nevojë, natyrisht që s'do sjellim. Gjithsesi, jo se dua të justifikohem në këtë situatë, mund të jem dhe i gabuar. Por ka marrë më shumë vëmendje se sa ka merituar. Gjithsecili do japë vlerësimin e tij. Do të verifikojmë të gjitha aspektet e këtij procesi.

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll