Politike

Problemet me fletët e votimit në Divjakë, Celibashi e pranon: Dikush edhe mund të ketë prodhuar fletë të falsifikuara

Ai sqaroi se të gjitha fletët e votimit që përdoren në zgjedhje, janë të prodhuara jashtë vendit.

15 Maj 2023, 13:38 Nga A.B
Problemet me fletët e votimit në Divjakë, Celibashi e pranon:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi pranoi se mund të ketë pasur raste kur në disa qendra votimi, të jetë përdorur fletë e falsifikuar. Ai u pyet për rastin e Divjakës, aty ku u konstatuan fletët e votimit false. Celibashi tha se edhe mund të ndodhë, mirëpo sqaroi se të gjitha fletët e votimit që përdoren në zgjedhje, janë të prodhuara jashtë vendit.

Pyetja: Fletët e votimit në Divjakë janë bërë me të njëjtën kompani? 

Celibashi: Fletët e votimit printohen në një kompani jashtë vendit prej shumë vitesh, aty janë printuar, mund të jetë rasti që dikush është marrë me këtë, mund të ketë prodhuar fletë të votuara të falsifikuara.

Sot përfundoi numërimi në 42 bashki të vendit, ndërsa vijon në 19 të tjera. PS ka triumfuar në 34 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA./Dosja.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll