Politike

Procesi i numërimit në Kavajë, Celibashi: Komisionerët janë në një situatë konfliktuale me njëri tjetrin

Celibashi tha se do të ndërhyjnë për ta zgjidhur.

15 Maj 2023, 13:36 Nga A.B
Procesi i numërimit në Kavajë, Celibashi: Komisionerët
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi bëri të ditur se në një nga qendrat e votimit kishte konflikte. Përballë mediave, Celibashi tha se komisionerët në Kavajë u përfshinë në një konflikt, mirëpo shtoi se do të ndërhyjnë për ta zgjidhur.

'Sqarim për Kavajën: Komisionerët janë në një situatë konfliktuale me njëri tjetrin, do mundohemi ta zgjidhim.'- tha Celibashi. 

Përfundon numërimi në 42 bashki të vendit, ndërsa vijon në 19 të tjera. PS ka triumfuar në 34 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA./Dosja.al

 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll