Politike

Mbyllet numërimi në Shkodër! Fiton bindshëm Benet Beci, qytetarët i besojnë drejtimin Partisë Socialiste

Shkodra është mbajtur gjithmonë si një bastion blu, por këtë herë bëri përjashtim dhe ndryshoi krah.

15 Maj 2023, 12:54 Nga A.B
Mbyllet numërimi në Shkodër! Fiton bindshëm Benet Beci,
Benet Beci dhe Bardh Spahia

SHKODËR- Përfundon numërimi në Shkodër. Partia Socialiste ka fituar për herë të parë në këtë qytet. Kështu, qytetarët e Shkodrës i besuan drejtimin Becit, i cili kryesoi bindshëm duke lënë pas Spahian.

-Benet Beci fitoi me 33953 vota, 60.24 %

-Bardh Spahia grumbulloi 22414 vota 39.76 %

Kujtojmë që Shkodra është mbajtur gjithmonë si një bastion blu, por këtë herë bëri përjashtim dhe ndryshoi krah./Dosja.al

benet beci bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll