Politike

Peleshi me Filon festojnë fitoren: Nesër do të ngrihen flamujtë e punës, Korça do të bëhet frymëzim për të tjerët

Peleshi tha se kjo nuk është një fitore e PS-së, por e Korçës e cila do të njohë një zhvillim të madh

15 Maj 2023, 13:04 Nga m.s
Peleshi me Filon festojnë fitoren: Nesër do të ngrihen
Niko Peleshi dhe Sotiraq Filo

KORCË- Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi së bashku me Sotiraq Filon, i cili u  shpall fitues në bashkinë e Korçës, festuan së bashku me mbështetësit.

Në fjalën e marrë para simpatizantëve, Peleshi tha se kjo nuk është një fitore e PS-së, por e Korçës e cila do të njohë një zhvillim të madh. Ai theksoi se kanë një bast të vështirë, për të ndërtuar një shembull në historinë e këtij qyteti.

“Ne e shohim si fitore të të gjithëve, sepse e para qe ka fituar është Korça, sepse programi ynë është për Korçën. Këtu jemi tek Pallati i Sportit, që do ndodhë një zhvillim i madh.

Në shkollë luajnë fëmijë të socialistëve dhe demokratëve. Nesër ngrihen flamujt e punës, sepse bashkia e Korçës, i njerëzve e të bashkëpunëtorëve të Sotiraq Filos janë nje skuadër që punojnë për Korçën, dhe ne kemi një bast të vështirë me historinë këtu, për të ndërtuar një shembull në historinë e ketij qyteti. E kemi filluar punën dhe tani do ta bëjmë realitet që Korça të bëhet frymëzim”, tha Niko Peleshi.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll