Politike

'Bashkë Fitojmë' humbi në zgjedhje, iu mor edhe Shkodra! Berisha: Ditë e vështirë dhe e rëndë

Kryedemokrati u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi sipas tij është në parimin që të bëjnë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.

15 Maj 2023, 13:12 Nga A.B
'Bashkë Fitojmë' humbi në zgjedhje, iu mor edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli ditën e sotme në një dalje për mediat, për të komentuar procesin zgjedhor. Duke u shprehur se dita e sotme është e vështirë dhe e rëndë, Berisha thotë se narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të votës së lirë, të blerjes dhe terrorizmit ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Kryedemokrati u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi sipas tij është në parimin që të bëjnë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.

Ai dënon me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisionari si dhe shpreh solidaritetin me komisionarin Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë që në kushte terrori, po përmbushin detyrimet e tyre.

DEKLARATA E BERISHËS:

Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë.
Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner. Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi, dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisionari për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki siç kanë bërë në shumicën e bashkive të vendit.
Shpreh solidaritetin tim me komisionarin Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë që në kushte terrori, po përmbushin detyrimet e tyre.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll