Bota

Lufta në Ukrainë/ I dërguari i Kinës mbërrin në Kiev për zgjidhje të krizës politike

Hui do të vizitojë gjithashtu Rusinë, Poloninë, Francën dhe Gjermaninë në një udhëtim shumë-ditor, i cili synon të diskutojë një zgjidhje të krizës politike.

15 Maj 2023, 12:16 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ I dërguari i Kinës mbërrin në
Xi Jinping

RUSI- Li Hui, i dërguari special i Kinës për Çështjet Euroaziatike ka mbërritur sot në Kiev. Mediat e huaja ashkruajnë se pas Ukrainës, Hui do të vizitojë gjithashtu Rusinë, Poloninë, Francën dhe Gjermaninë në një udhëtim shumë-ditor, i cili synon të diskutojë një zgjidhje të krizës politike.

 “Vizita demonstron përpjekjet e Kinës për të promovuar bisedimet e paqes dhe pasqyron plotësisht angazhimin e fortë të Kinës për paqen,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë për shtyp.

Dërgimi i ambasadorit u komunikua nga presidenti kinez, Xi Jinping , në intervistën e tij të 26 prillit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Siç është parashikuar nga Xi, Li do të ketë detyrën të promovojë dialogun midis palëve të përfshira dhe të nxisë "stabilitetin dhe sigurinë e qëndrueshme" në Evropë. 

Edhe pse Kina "as nuk ka iniciuar dhe as nuk është përfshirë në luftë", si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si një "vend i madh përgjegjës" do të vazhdojë të promovojë negociatat, të konsideruara "e vetmja mënyrë praktike" për t'i dhënë fund armiqësive dhe të arrihet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll