Bota

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon kryenegociatorët

Miroslav Lajçak do të takojë kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin nga pala serbe.

15 Maj 2023, 11:36 Nga f.i
Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviçi

BRUKSEL-Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takojë kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin nga pala serbe, shkruan Kosovapress.

Lajçak është shprehur gjatë vizitës në Serbi, se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm. “Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm dhe konkretë”,- ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kujtojmë që në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

dialogu kosove-serbi takimi ne bruksel

Sondazh

Poll