Sport

Carlo Ancelotit i del “tepër” një lojtar për sfidën ndaj Manchester Cityt...

Nëse trajneri vendos që të luajnë me Rüdiger, Alaba apo Militao, një nga startuesit e zakonshëm është 'tepër'.

15 Maj 2023, 12:11 Nga DOSJA

Carlo Ancelotit i del “tepër” një lojtar për

SPANJE - Carlo Ancelotti pas ndeshjes kundër Getafes të shtunën e kaluar deklaroi se Rüdiger do të startojë kundër Manchester City të mërkurën e ardhshme, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League.

Mbrojtësi qendror gjerman ishte kyç në “Bernabéu” me lojën e tij ndaj Haaland dhe Ancelotti do të vërë bast mbi të përsëri, për të provuar të ndalojë sulmuesin norvegjez.  Rüdiger filloi, sepse Militao nuk mund të luante për shkak të pezullimit. Tani, braziliani mund të luajë dhe Ancelotti duhet të vendosë, nëse do të fillojë apo jo në “Etihad” apo jo. Italiani mund të vë bast te Rüdiger dhe Militao në qendër të pjesës së pasme dhe të transferojë Alaba në krahun e majtë. Një lëvizje që do ta çonte Camavingan në qendër të fushës.

Nëse Ancelotti zgjedh këtë vendosje, ai do të duhet të sakrifikojë një nga titullarët e zakonshëm, dhe gjithçka tregon se ky i sakrifikuar do të ishte Rodrygo. Real Madridi do të rikuperonte 4-3-3 me Camavinga, Modric dhe Kroos në mesfushë, me Valverde, Benzema dhe Vinicius si treshe sulmuese, megjithëse uruguajani do të ishte më shumë mesfushori i katërt sesa një sulmues i brendshëm.

Rodrygo i ka krijuar një vend vetes në njëmbëdhjetë startuese të Real Madridit në ndeshjet vendimtare të sezonit. Vertikaliteti dhe lëvizshmëria e brazilianit ka qenë çelësi në futbollin sulmues të skuadrës së bardhë në ndeshje të rëndësishme dhe do të jetë e nevojshme të shihet nëse Ancelotti zgjedh të jetë më mbrojtës në “Etihad” duke sakrifikuar një nga krahët e tij, apo do të ruajë 4-2-3-1, duke ulur Militaon. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll