Sport

Ish-trajneri Koeman zbulon, pse Laporta kërkon kthimin e Leo Messit te Barcelona!

Emri i Lionel Messit ka qenë në buzët e shumë tifozëve të Barcelonës gjatë muajve të fundit, pasi mundësia që ai të kthehet në klub këtë verë vazhdon të rritet.

15 Maj 2023, 10:30 Nga DOSJA
Ish-trajneri Koeman zbulon, pse Laporta kërkon kthimin e Leo Messit te

SPANJE - Kontrata e argjentinasit Lionel Messi me Paris Saint-Germain mbyllet në fund të sezonit dhe pritet që ai të mos rinovojë, gjë që do ta linte të lirë për të gjetur një klub të ri.

Barcelona është favorit për të nënshkruar me Messin, megjithëse trajneri Ronald Koeman, i cili ishte në krye të ekipit katalanas në kohën e largimit të argjentinasit, nuk beson se ai do të kthehet këtë verë, raporton ESPN.

“Nuk mendoj se Messi do të kthehet te Barcelona. Busquets do të largohet, nuk do të qëndrojë as Jordi Alba dhe këta të tre janë miq të mirë. Nuk do të habitesha nëse do të shkonin së bashku në Miami ose Arabinë Saudite”,- ka deklaruar trajneri holandez.

Koeman beson gjithashtu se Joan Laporta po përpiqet të përmirësojë imazhin e tij me kërkimin e nënshkrimit të Messit.

“Laporta dëshiron të ruajë fytyrën sepse ai njihet si njeriu që e la Messin të shkojë”, ka shtuar më tej ai.

Gjithsesi, deri tani ka shumë thashethemnaja nëse Messi do të kalojë te Barcelona këtë verë, por duket se ka një besim në rritje se ata mund ta arrijnë marrëveshjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll