Aktualitet

Pogradec/ Numëruesit e opozitës të zhgënjyer nga rezultati, pezullohet numërimi

KZAZ 69 në Pogradec, do të punojë me grupe të reduktuara të numërimit, për shkak të mungesës së numëruesve të opozitës.

15 Maj 2023, 11:34 Nga m.s
Pogradec/ Numëruesit e opozitës të zhgënjyer nga rezultati,
procesi i numerimit

POGRADEC- Edhe në Pogradec është pezulluar numërimi, ku procesi do të fillojë pas dy orësh. Demotivimi për rezultatin aktual ka bërë që opozita në KZAZ Pogradec, të mos plotësojë numrin e nevojshëm të numëruesve.

KZAZ 69 në Pogradec, do të punojë me grupe të reduktuara të numërimit, për shkak të mungesës së numëruesve të opozitës.

Në Pogradec janë 7 grupe numërimi, prej të cilave pritet të funksionojnë vetëm 4. Deri tani janë numëruar 50 nga 106 kuti dhe kryeson Ilir Xhakolli me 65.11%, në vend të dytë renditet Zini Tollozhina i BF me 32.64% dhe i fundit Rezart Laraku nga Lëvizja e Re me 2.25%.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2023, 10:20

Përfundon numërimi, PS fiton në Lushnje

numerimi i votave LUSHNJE- Kandidatja e Partisë Socialiste Eriselda Sefa ka mundur të fitojë Bashkinë e Lushnjës me 22 403 vota k...