Aktualitet

“Beteja” për Himarën/ Mediat greke jehonë fitores së kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, festime për Fredi Belerin (VIDEO)

Fitorja e Belerit u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij

15 Maj 2023, 10:37 Nga m.s
“Beteja” për Himarën/ Mediat greke jehonë fitores
Festime ne Himare

HIMARË- Një festë e madhe ka nisur jashtë një qendre votimi në Himarë, pasi Fredi Beleri fitoi ndaj kandidatit të PS-së Jorgo Goro. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ka fituar me diferencë të ngushtë votash Bashkinë e Himarës. Fitorja e Belerit u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij. Ata kanë nisur festën dhe janë drejtuar drejt sheshit kryesor.

“Skena festimesh janë regjistruar jashtë një qendre votimi në Himarë, teksa më në fund Fredi Beleri mbizotëroi ndaj kundërshtarit Jorgo Goro”, shkruan “Protothema”. 

“Fredi Beleri, i cili qëndron në burgun e Tiranës, ku u dërgua pas vendimit të prokurorit të Vlorës, ka luftuar nga kutia e parë deri në atë të fundit. Pas shpalljes së rezultatit, qytetarët kanë shpërthyer në duartrokitje dhe festime, ndërsa shumë kanë kënduar edhe himnin kombëtar”.

 

Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgim pasi u arrestua për "korrupsion aktiv" në zgjedhje për blerje votash, ka siguruar fitoren. Më herët në mëngjes janë shënuar incidente. Për shkak të tensionit, numërimi i votave u ndërpre për disa minuta, shkruan "Protothema".

“Procesi i numërimit ka nisur në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe pas votimit nga 36 E.T. të bashkisë së zgjeruar, u zhvendosën në një hapësirë ​​të vetme në qendër të Himarës. Pas asaj që parapriu, me paraburgimin e Belerit për gjoja “blerje votash”, u shpreh frika për parregullsi gjatë numërimit, me qëllim ndryshimin e rezultatit në favor të të “zgjedhurve” të Ramës dhe deri më tani kryetari i bashkisë, Jorgo Goro.  Mediat shqiptare raportuan disa herë të dielën në Himarë, duke e cilësuar procesin zgjedhor si "të pazakontë" pasi një nga kundërshtarët kryesorë ndodhet në paraburgim”. /Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2023, 10:20

Përfundon numërimi, PS fiton në Lushnje

numerimi i votave LUSHNJE- Kandidatja e Partisë Socialiste Eriselda Sefa ka mundur të fitojë Bashkinë e Lushnjës me 22 403 vota k...