Aktualitet

Votime në burgun e Rrogozhinës, votat që bënë diferencën

Në burgun e Rrogozhinës kanë ushtruar të drejtën e votës, ku ka rezultuar se 92 vota janë dhënë për PS

15 Maj 2023, 11:24 Nga m.s
Votime në burgun e Rrogozhinës, votat që bënë
burgu i Rrogozhines

RROGOZHINË- Në burgun e Rrogozhinës kanë ushtruar të drejtën e votës, ku ka rezultuar se 92 vota janë dhënë për PS, 12 për “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme.

Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" 5097 vota.

Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak.

Bashkia Rrogozhinë

Edison Memolla PS (50.11%)         

Shkëlqim Hoxha BF (49.89%)

Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesoi garën gjatë gjithë kohës, ndonëse me diferencë të vogël. Deri në kutinë e fundit, ku rezultati u përmbys në favor të Edison Memollës i Partisë Socialiste.

Kutia e fundit që u numërua në Rrogozhinë ishte ajo e burgut. Nga këto 92 vota shkuan për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe vetëm 12 vota shkuan për kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Diferenca prej 80 votash në Burgun e Rrogozhinës ishte ajo që i dha Partisë Socialiste fitoren e Bashkisë së Rrogozhinës.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2023, 10:20

Përfundon numërimi, PS fiton në Lushnje

numerimi i votave LUSHNJE- Kandidatja e Partisë Socialiste Eriselda Sefa ka mundur të fitojë Bashkinë e Lushnjës me 22 403 vota k...